Kim Kardashian ka pësuar një incident me veshjen e saj që mesa duket përveç faktit se është ndjerë në siklet, ka përjetuar edhe dhimbje.
Kim ka treguar një foto të incidentit, për të cilin shprehet se komplet të pasmet e saj ishin jashtë. Ajo gjithashtu ka publikuar një video, ku dëgjohet të thotë: “Eshtë ngjitur tek të pasmet e mia dhe nëse përpiqem ta heq, më shkakon shumë dhimbje”.
Gjatë rrëfimit të saj, ajo ka shpjeguar: “Po ndihesha shumë në siklet, e ulur në skenë dhe ndjeja një fllad ere tek të pasmet e mia”.
Kim Kardashian
Kim ka qënë e shoqëruar nga CEO i “iConnections” dhe nga partneri i saj i biznesit, Jay Sammons, në promovimin e “Skyy Partners”.