Kim Kardashian gjeti kohë në orarin e saj të ngjeshur për t’i kushtuar vetes një kujdes të veçantë.
Miliarderja, nënë e katër fëmijëve, publikoi të premten një ‘selfie’ pa grim në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo si duket ishte në spa, derisa në fotografi etiketoi kompaninë e saj të kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës SKKN.
Në ‘selfie’ Kardashian kishte kapur flokët topuz dhe i mbështolli me një peshqir rreth ballit.
Fotografia ishte një moment i rrallë i biznesmenes së njohur, e cila pas kësaj publikoi fotografi dhe video nga një udhëtim në Spanjë.
Ajo vizitoi qendrën stërvitore të Real Madridit ku u takua me yje të ekipit spanjoll.