Megjithatë, shumë prej ndjekësve të saj nuk e pëlqyen ndryshimin që ajo bëri.
Ylli Kim Kardashian ka ndryshuar sërish flokët, duke zgjedhur sërish të pozojë para kamerës si bionde. Në fotot që ka postuar përmes Instagramit të mërkurën, 43-vjeçarja kujton stilin tipik të flokëve të Marilyn Monroe.
Megjithatë, shumë prej ndjekësve të saj nuk e pëlqyen ndryshimin që ajo bëri. Ndonëse kanë qenë me mijëra komente që e përçmojnë, nuk kanë munguar ata që kanë shkruar se “nuk do të jesh kurrë Marilyn” dhe “paske vënë si paruket e gjyshes sime”.
Ndër të tjera në komente shkruhet: “Po mundohesh shumë por as nuk i afrohesh Monroe”, “Ne nuk të duam”, “Nuk të shkon biondja” etj.