ShowBizzz

Kim Kardashian shkon për ski me veshjen 18 mijë dollarëshe, por nuk do ta besoni kujt “ia kopjoi”

Kim Kardashian shkoi për ski dhe ndau disa foto në Instagram. Disa prej ndjekësve të personazhit të famshëm televiziv u ra në sy për veshjen e veçantë të skive që ajo kishte veshur dhe Kardashian u dha atyre disa detaje.

Me një story në Instagram, ajo zbuloi se është i njëjti set lëkure Chanel i veshur nga Victoria Beckham në vitin 2006 dhe ngarkoi një foto të lidhur me stilisten e veshur me të njëjtat rroba.

Sipas Daily Mail, veshja e skive e Kim Kardashian vlen mbi 18 mijë dollarë. Më konkretisht, xhaketa speciale e mësipërme vlen 16,920 dollarë dhe pantallonat 2,780 dollarë.