ShowBizzz

“Kisha pikët maksimale”, Albert Dumani i pari në listën e fituesve të drejtësisë

Albert Dumani i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, tregoi se ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi.

Alberti kujton kohën e universitetit, përkatësisht periudhën e viteve 1997-2001 në Tiranë. Përpos dy viteve të vështira në konvikt asokohe, ai tregon episodin komik ditën që u regjistrua në fakultet.

“Në ’97-ën, unë konkurroj për Anglisht dhe Drejtësi, jetoja në Shkodër me mamin. I fitova të katërta degët. I fitova dhe pastaj zgjodha që të vazhdoj drejtësinë në Tiranë. Ishte një gjë e bukur që kur erdhëm në Tiranë. Shkojmë për të parë ato listat që afishoheshin, isha dhe me mamin, s’e gjeja emrin. Unë kisha mësuar, se në ’97-ën ne qëndronim brenda, imagjino në Shkodër që ishte… Kërko, kërko, pastaj shkuam sipër tek kancelaria… Madje, mamaja i tha: “Djali nuk ka emrin, ça bëhet kështu?”. Më thoshte: “Hë, more ke mësuar, ke shkruar gjë?!” I thosha “unë i kam bërë të gjitha, po ku di unë!”
Kërko, kërko edhe i thotë ajo: “Zonjë, si e ka emrin djali?” Ja i thotë, çuditërisht unë isha i pari në listë. Tha ajo: “Ne, zakonisht prisnim ndonjë gocë tek e para, por që do fitonte çuni juaj…” Kisha pikët maksimale. Unë kisha mësuar, po thoja në Tiranë do ketë hile e gjëra.

Dumani rrëfeu po ashtu se dy vite ka qëndruar në konvikt, në kushte tejet të vështira.



bal