Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri së fundmi ka qenë e ftuar në një emision, ku ka folur për jetën e saj.
Adelina tregoi që disa nga këngëtaret shqiptare janë bërë shoqe me të pasi ndërroi status, dhe u martua me bashkëshortin e saj aktual, avokatin maqedonas Serjoza Markov.
Duke qeshur këngëtarja tha se artistet mesa duket kanë pasur frikë që ajo do ua marrë burrin.
“Nuk kam raporte të këqija me asnjë këngëtare. Këngëtaret kanë ndërruar raport me mua. Në momentin që ndërrova status kanë filluar të bëhen shoqe me mua. Nuk e di a kanë pasur frikë që mos ua marr burrat.
Në momentin që kam ndërrua status më janë afruar këngëtaret të cilat nuk më kanë folur më parë”– tha Adelina.
ks