Lajme

Kishin kontrata provizore, fakte të reja mbi vdekjen e 5 shqiptarëve në Gjermani

Ish-drejtuesi i policie, Arjan Hoxha, i ftuar në një program televiziv ka folur për vdekjen tragjike në Gjermani të 5 shqiptarëve gjatë punës në një kantierë ndertimi.

‘’Punonin me kontrata sezonale dhe jetonin në kushte të vështira, – tha Hoxha.

Gjithashtu ai shtoi se ka qenë i vështirë identifikimi i dy prej shqiptarëve, për shkak të dëmtimeve të rënda që kishin marrë në trup dhe fytyrë.

“Fatkeqësisht ishin mosha të reja të gjithë. Shpreh ngushëllimet e mija për këto familje. Kjo tragjedi është ndër më të mëdhatë në Gjermani, për mungesën e kushteve të sigurisë në punë” – shtoi ish drejtuesi i policisë.

Hoxha vazhdoi duke thënë se janë shumë punonjës që punojnë në këto kantirë ndërtimi dhe ka mbingarkesë në skela.

‘’Numri i punonjësve aty është shumë i lartë. Aludohet se nga mbingarkesa në këto skele, nuk kanë arritur që të mbajnë peshën e tyre dhe për pasojë humbën jëtën 4 shqiptarë menjeherë dhe një tjetër në spital. Unë mora rastin për të afërmin tim. Të gjithë këta djem të rinj, unë pashe dhe ku jetonin, në kushte mizerabël. Hotel i thëncin, nga një shtrat kishin, asgjë tjetër. Ishin kushte skandaloze, kishin kontrata provizore pune, me efekt 6 mujor. Nuk është e vërtete që kanë qenë me dokumenta bullgare. Institucionet tona kanë heshtur, ju siguroj për këtë. Mosha e tyre ka qenë nga 23-33 vjeç. Ka qenë shumë i vështirë identifikimi i tyre, në dy raste për shkak të dëmtimeve. Nuk kam parë një solidaritet, se ato janë familje në nevojë të gjitha’’.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë ndodhi më 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.