Një 61-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Uniformat blu bëjnë me dije se 61-vjeçari me iniciale V.A, banues në lagjen “Left Salla”, kishte fshehur në magazinën e tij një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë.
61-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të quajtur “Sundimi i Ligjit”.
Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.
Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 4”, për kapjen e 61-vjeçarit që kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë (thikë). Sekuestrohen pistoleta, thika dhe municioni luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante të fshehur në magazinën e tij, në lagjen “Bashkimi”, armë zjarri dhe municion luftarak, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 4”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit V. A., në lagjen “Bashkimi”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë.
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. A. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo