Lajme

Kishte planifikuar vrasjen e shokëve të klasës, policia e Kosovës arreston 16-vjeçarin

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Kosovë, teksa është arrestuar një 16 vjeçar i cili dyshohej se po përgatiste një sulm me armë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë. Prokuroria Speciale ka bërë me dije se i dyshuar B.M, prej disa kohësh po përgatiste planin për këtë sulm të tmerrshëm.

Gjykata kompetente ka miratuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në paraburgim me një afat 1 mujor të miturin. Për këtë, ka folur drejtori i shkollës, i cili ka treguar se 16-vjeçari ka qenë një fëmijë i heshtur dhe mesatar në mësime. Për RTV21, ai ka thënë:

Djali ka qenë pak i heshtur, i tërhequr, por nuk ka pasur abuzim në klasë apo ndonjë ngacmim me dikë. Në klasë ka qëndruar por në kohën e fundit ka qëndruar i vetëm sipas policisë në rrjetet sociale ka filluar të zhvillojë një komunikim me njerëz jashtë shkollës për përgatitjen e atij plani”.