Lajme

“Kishte shumë skena dashurie”, Almeda Abazi rrëfen xhelozinë e Tolgës dhe se çfarë nuk toleron aktori

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga  çiftet më të pëlqyera në showbizin turk dhe jo vetëm.

Aktorja shqiptare ka treguar se Tolgahani është shumë xheloz dhe se ajo refuzoi dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të tij.

“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon”, ka treguar ajo në Kurthin e Piter Pan.

Teksa është pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, modelja u përgjigj:

“Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare”.