Shëndetësi

Kjo do te jete dita kur i nxheti afrikan pritet qe te bej nje terheqje

Vendi ynë prej ditësh tashmë prej më shumë se 8 ditësh është nën pushtetin e temperaturave të larta falë masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane.

Këto masa do të na shoqërojnë deri në fundjavë duke sjellë temperatura të cilat në orët e mesditës në zonat e ulët pritet të shkojnë deri në 42-43 gradë.

Sinoptikja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari tha:

“Ajo që na ka bërë çudi janë temperaturat e larta që janë regjistruar edhe në zonat malore ku qyteti i Peshkopisë ditën e djeshme regjistroi vlerën 40.2 gradë, një vlerë e lartë krahasuar me mesataren mujore për zonat malore.

TS Poll - Loading poll ...

Ne do të vazhdojmë të mbetemi pothuajse në të njëjtat vlera.

Netët tropikale do të vazhdojnë të na shoqërojnë pothuajse deri në fundin e kësaj jave me temperature që në orët e natës nuk do të zbresin nën 26-27 gradë Celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe në bregdet, ndërsa në vlerat e mesditës temperaturat pritet që të shkojnë 42-43 gradë Celsius, në zonat e ulëta dhe bregdet.

Kjo valë të nxehti afrikan presim që të bëjë një tërheqje duke filluar nga dita e diel”.