Lajme

Kjo është 19-vjeçarja që vr au e groposi të atin në oborrin e shtëpisë

Kjo është 19-vjeçarja, Hygerta Meta, e cila vrau ditë më parë të atin pasi ky i fundit dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj. Hygerta Meta,  vrau me armë zjarri babain e saj 49-vjeçarin Pëllumb Meta dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë.

19 vjeçarja ishte studente në viti e parë të Ekonomikut dhe nuk ishte aspak dakord që te fejohej pasi donte të vazhdonte shkollën.

Ne foto Hygerta Meta
Ne foto Hygerta Meta

Pas një debati vajza ka vrarë babain dhe trupin e tij e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. Trupi i shtetasit Pëllumb Meta është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Ishte djali i familjes, shtetasi si H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, i cili 10 ditë.

Larjmeri i vdekjes se 49-vjeçarit/ Ne foto Pellumb Meta

Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.

Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes. Ka qenë vetë e reja e cila ka rrëfyer krimin e rëndë, pas insistimit dhe marrjes në pyetje disa herë nga efektivët.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo