Shëndetësi

Kjo është arsyeja, sipas mjekut të njohur, pse nuk duhet të konsumoni banane në mëngjes

Një banane dhe një gotë qumësht të paktën!”– a nuk është kjo formula klasike e mamave, sa herë që fëmijët nuk i kanë marrëdhëniet e mira me mëngjesin apo thjesht nxitojnë për në shkollë?

Me siguri, bashkangjitur kësaj është shtuar dhe arsyetimi:

“As nuk do e lash, as nuk duhet shumë ta qerosh…”

Shkenca vërteton krejt të kundërtën, duke mos e klasifikuar bananen si frutin ideal për vaktin e parë të ditës.

Dr. Daryl Gioffre, ka thënë për Birdy:

“Duket vërtetë opsioni më i mirë për një mëngjes të shpejtë, por askush nuk e merr parasysh se ky frut ka në përmbajtje 25% sheqer, si dhe një dozë të konsiderueshme aciditeti.”

Kështu, nëse do të konsumoni banane për mëngjes, do të ndiheni të ngopur në atë moment, por shumë shpejtë do të shihni se do ndiheni të uritur.

Një zgjedhje e tillë mund të jetë ideale për vaktet e ndërmjetme, por jo për orët e para të ditës.

Në rast se dëshironi medoemos të bëni pjesë të mëngjesit tuaj këtë frut, do ju duhet të balanconi produktet ushqimore, pasi aciditeti i lartë tek bananja nuk përshtatet me stomakun bosh dhe organizmin e sapo-zgjuar.

Nga ana tjetër, produktet e shumta ushqimore që herët në mëngjes do të sjellin luhatje në peshë, një rezultat ky nga i cili të gjithë ndihen të pakënaqur.

Kështu që, paketojeni frutin dhe merreni me vete për vaktet e ndërmjetme, ndërsa mëngjesin organizojeni shumë herë më shëndetshëm.