Në një atmosferë festive dhe plot emocione, Agnesa , vajza e vogël e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore.
Në këtë ditë të veçantë, familjarë, miq dhe figura të njohura ishin pjesë e gëzimit të çiftit, shkruan Kosovarja.
Përveç emocioneve të shumta, Shkurte Fejza zgjodhi t’i bëjë vajzës së saj një dhuratë që do të mbetet kujtim i përjetshëm.
Artistja i dedikoi Agnesës një këngë të veçantë, një dhuratë plot dashuri dhe ndjenjë nga nëna për të bijën, e cila pritet të mbetet një nga momentet më të paharrueshme të kësaj dite të rëndësishme.
View this post on Instagram
