Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur të hënën në fshatin Dobroshec të Drenasit paraditen e së martës.
Si pasojë, dy vajza mbetën të lënduara, ku njëra nga ta përfundoi në mjekim intensiv. Insajderi ka mësuar se Lediona Hajdari ka ndërruar jetë, duke mos arritur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale.
“Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdarit, e që na detyron të drejtohemi me letra dhe komente ngushëllimi.
Kujtimi i saj do të jetë një dritare e ndriçuar që do të na udhëheqë në jetën tonë të përditshme. Le të ruajmë kujtimin e saj me dashuri dhe admirim, dhe le të përpiqemi të ndajmë dritën dhe dashurinë që ajo përjetoi me ne, me të tjerët rreth nesh. Në këto momente të trishtimit, është e rëndësishme të kujtojmë se Lediona do mbetet thellë në zemrat tona si kolege, që punën e saj si infermiere e bënte me pasionin dhe dinjitetin më të fortë njerëzorë“, thuhet në një postim.
ks