Po pret të të propozojë ai? Sa ke që pret? Mund të jesh ti ajo që i propozon atij. Sot është dita e duhur. Vjen njëherë në katër vjet, në ditën e brishtë, 29 shkurt.
“Leap year”, siç anglosaksonët e quanin është viti i vetëm në të cilin vajzat mund t`u propozojnë për martesë djemve që duan dhe dita e përshtatshmë është 29-ta.
Historia ka lindur nga një murgeshë irlandeze, Shën Bridget që u ankua tek Shën Patricku për faktin se vajzat duhet të prisnin shumë për të marrë propozimin.
Kështu ai ia lejoi që njëherë në katër vjet ta kishin ato këtë të drejtë. Lidhur me këtë temë është bërë edhe nhë film i titulluar “Leap Year”, pra “Viti i Brishtë” të cilin mund ta shikoni. Pse jo?
bal