Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cenimin e shëndetit të zemrës.
Ai është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia dhe është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm.
Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj. Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë.
Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.
Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak. Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia.
Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen.
Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion.
Matja e kolesterolit duhet të nisë që në të 20-tat
Analizat që shërbejnë për matjen e kolesterolit duhen bërë shpesh dhe nuk njohin kufi moshe, sepse sipas ekspertëve, të rinjtë nuk janë imunë ndaj tij, sidomos në këto kohë kur ushqyerja e pashëndetshme është një trend mbizotërues.
Një raport i publikuar në the Guardian sugjeron se matja e kolesterolit duhet të nisë që në moshën 25 vjecvcare.
Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët kanë analizuar të dhënat e rreth 400,000 njerëzve në Evropë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas studimit, grupmoshat nën 45 vjeç janë më të prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës të nxitura nga kolesteroli kur të arrijnë moshën e tretë por jo domosdoshmërisht deri atëherë.
Ekspertët thonë se gratë nën moshën 45 vjeç që vuajnë nga kolesteroli i lartë, janë 4 herë më të prirura të pësojnë një atak në zemër.
E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt.
Rreziku i atakut në zemër rritet ndjeshëm me nga 14 deri në 24% kur njerëzit të arrijnë moshën 75 vjeç.
Këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e kryerjes së analizave jo vetëm në të tridhjetat por edhe në të njëzetat për të penguar shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme të zemrës në një kohë më të vonë./AgroWeb.org