Shëndetësi

Kjo është simptoma e “heshtur” e kancerit që mund ta dalloni në tualet

Sipas ekspertëve, kanceri i vezoreve është një nga format më të zakonshme të sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar, nga i cili sipas studimeve, vdesin mbi 4 mijë njerëz në vit.

Zbulimi i hershëm është çelësi për të mposhtur këtë sëmundje, por ekspertët shëndetësor kanë thënë se ka një simptomë të “heshtur” të kësaj sëmundje, e cila sipas tyre, mund të dallohet në tualet.

Ekspertët kanë bërë të ditur se kapsllëku dhe diarreja janë ndër shenjat e kësaj sëmundje, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

TS Poll - Loading poll ...

Sipas Cancer Research UK, problemet e tretjes mund të jenë për shkak se kanceri është përhapur në zorrën e trashë ose sepse presioni nga kanceri po shtyp në zonën e prekur.

Kanceri i vezoreve është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 7 mijë e 500 raste të reja çdo vit.