ShowBizzz

Kjo është Tina, e dashura bukuroshe e Bejtes

Kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën Bejtës, banorit të Big Brother VIP Kosova?

Që nga hyrja në shtëpinë më të famshme në vend, Bejta është distancuar nga mundësia e krijimit të një romance me banoret, duke bërë të ditur se jashtë e pret e dashura.

Prive By LS kishte sjellë më herët pamje të çiftit nga vera, por sot zbulojmë detaje të reja ekskluzive për vajzën misterioze!

Burime tona bëjnë të ditur se ajo quhet Tina dhe jeton në diasporë.

Sipas të njëjtave burime, dyshja janë në një lidhje prej më shumë se dy vitesh dhe vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë.

Prive By LS ka siguruar ekskluzivisht edhe këtë fotografi të çiftit, të shkrepur në Aeroportin e Prishtinës.

Mbetet të shihet nëse Tina do të bëhet pjesë e ndonjë surprize për Bejtën gjatë qëndrimit të tij në Big Brother!

Kjo përmbajtje kërkon pëlqimin tuaj.{“src”:”https://www.youtube.com/embed/sLjUg_9cddk?start=122″,”height”:654,”allow”:”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share”,”allowFullscreen”:true,”sandbox”:”allow-scripts allow-same-origin allow-popups allow-popups-to-escape-sandbox”}

Të Ngjashme