ShowBizzz

Kjo thuhet se është e dashura e re e Kylian Mbappe

Së fundmi, burime për “Page Six” kanë konfirmuar se futbollisti Kylian Mbappe, i cili sapo u transmetua te gjigandët e Spanjës, Real Madrid, është në një lidhje dashurie.

Sipas të njëjtit burim, Mbappe është duke shijuar romancën me modelen Dani Grace Almeida, madje edhe janë parë në Miami.

View this post on Instagram

A post shared by DANI Grace Almeida (@daniellagrace)

Mbappe dhe Almeida shkuan për ‘bowling’, në një klub nate si dhe shijuan një darkë së bashku.

“Ata ishin shumë komod me njëri-tjetrin derisa mbanin duart. Ata u panë dorë për dore edhe duke dalë jashtë”, tha një burim për Page Six.

Edhe pse mbetet e paqartë se kur nisën romancën e tyre, Almeida ndau një video në Instagram në njërën prej ndeshjeve të Paris Saint-Germain në prill dhe ishte ulur në seksionin e tij.



lokimagazine