Fundjavën që lamë pas, Klea Huta dhe Elgit Doda, mes familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre kurorëzuan historinë e dashurisë në martesë, në një ceremoni të bërë në jugun e Shqipërisë.
E duket se mes shumë dhuratave që kanë marrë në ditën e tyre speciale, surprizën më të bukur në fakt e ka pasur çifti për të gjithë ne.
Bëhet fjalë për një këngë, një dedikim dashurie që artistët e kanë kënduar në dasmën e tyre, një copëz të së cilës Klea e ka ndarë mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale.
Këngëtarja dhe moderatorja ka publikuar momentin kur ajo këndon pjesën e saj dhe i drejtohet bashkëshortit me plot dashuri, ndërsa bashkangjitur shkruan datën e dasmës dhe të datëlindjes së djalit, 4, e po ashtu që kënga do të publikohet së shpejti.
@kleahutaofficial MEZI PRES… soon #4#4 ##dasma#livadh #moments #kleaelgit #elgitdoda #kleahuta #couplegoals #wedding #song #dedication @Elgit Doda ♬ original sound – Klea Huta
Me shumë gjasë kënga do të ketë si videoklip çaste nga ceremonia e tyre.