Lajme

Klodian Duro i propozon Merit: Bëhemi çift, sonte do të të kërkoj dorën!

Futbollisti Klodian Duro ka vetëm tre ditë që është bërë pjesë e realityshow-t Big Brother Vip dhe është një nga djemtë më aktiv në shtëpi.

Duro siçi thotë dhe Meri, do të bëjë gol me një martesë të rreme. Duke bërë ecje krah njëri-tjetrit në oborr, futbollisti i ka propozuar Meri Shehut të bëhen çift sepse kështu do të shkojnë në finale dhe do jenë finalistë.

Mes të qeshurash dhe batutash Duro i thotë se sonte do i propozojë për martesë dhe se pse jo mund ta bëjnë reale këtë lidhje.

Meri: Ne mund të bëhemi çift, unë nuk e kam problem

Klodi: Shkojmë deri në finale, në finale ta le vetë unë

Meri: Në finale më ndan ti mua ë

Klodi: Në finale bëjmë letrat, e ndajmë një në vend të parë një në vend të dytë

Meri serioze: Shiko ne çiftin e bejshim, po puna është se duket si e sajume

Klodi: Po e bëjmë ne që të duket reale

Meri: Po nuk e bëjmë dot…

Klodi: E bëjmë reale po të them, sot do vij të të kërkoj dorën

Meri: Do më kërkosh dorën sot, e bëjmë ëëë

Meri: Po ku e ke unazën?

Që të martën natën kur u bë dhe pjesë e Big Brother, Klodian Duro zgjodhi të ulej pranë “’Zonja Merit”, lëvizje e cila u vu re edhe nga banorët e tjerë. Ledioni e komentoi si një lëvizje të qëllimshme nga Duro pasi ka dashur të qëndroje pranë Merit.

© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo