ShowBizzz

Klodian Hoxha flet për prapaskenat e serialit serb dhe planet për të ardhmen

Aktori shqiptar Klodian Hoxha së shpejti do të shfaqet në një serial të prodhuar nga televizioni publik serb.

I ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” të Top Channel, Hoxha ndau detaje nga prapaskenat e përfshirjes së tij në këtë projekt. Ai tregoi se një agjent e ndihmoi të kalonte kufijtë profesionistë. Fillimisht, ai kishte kryer një audicion për një personazh që fliste serbisht, por e kundërshtoi ofertën sepse nuk e ndjente veten të aftë për ta realizuar. Më pas, iu propozua një rol tjetër, ku dialogu zhvillohej në shqip, anglisht dhe gjermanisht. “Unë luaj rolin e një bosi, që jetoj në Beograd,” u shpreh aktori, pa dashur të japë më shumë specifikime.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, Hoxha paralajmëroi një projekt të ri personal, i cili synon të jetë pjesë e festivalit të Kanës. “Po mundohemi të bëjmë diçka tonën, nga ana e produksionit. Është diçka shumë interesante. Kemi dëshirë të bëjmë një film shqiptar ku do të jem edhe pjesë e produksionit,” shtoi ai.

Klodian Hoxha është një emër i njohur i skenës dhe ekranit, me një karrierë të ndërtuar si në teatër ashtu edhe në kinemanë shqiptare e ndërkombëtare. I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, ai tashmë e sheh veten edhe në rolin e producentit të filmit në të ardhmen e afërt.

Të Ngjashme