Lajme

Klosi ia thotë në sy Bardhit: Më bën shumë mirë që ju të shkërmoqeni, s’na vjen keq

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe deputeti demokrat Gazment Bardhi kanë replikuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa të dy ishin të ftuar në emisionin “Opinion”.

Klosi i ka kërkuar vazhdimisht Bardhit që opozita të fokusohet te politik-bërja normale në Kuvend, ndërsa demokrati ka kërkuar pranimin e kërkesave të tyre për komisionet hetimore.

Megjithatë, pavarësisht replikave Klosi i tha në sy kolegut Bardhi se socialistëve nuk ju vjen keq që Partia Demokratike është ndarë në tre pjesë, pasi sipas tij, atyre u bën shumë mirë që ata janë të “shkërmoqur” dhe në konflikt me njëri-tjetrin.

“Për mua më bën shumë mirë që ju të shkërmoqeni. Mos kujto që na vjen keq që jeni copë. Mos kujto se nuk po përgatitemi të ju mundim prapë. Kjo është zgjedhja juaj. Vazhdo digjuni. Do ju mundim përherë”, u shpreh Sekretari i PS, Blendi Klosi.

Pjesë nga debati mes Blendi Klosit dhe Gazment Bardhit në Tv Klan:

Blendi Klosi: Po të ndërtojnë një kërkesë për një komision bazuar në ligj dhe në kushtetutë dhe padyshim që do të vijojë procesi parlamentar. Kjo është një mënyrë që ato po e zgjedhin për të bërë politikë. Ne nuk kemi ndryshuar rregulloren, kemi futur diskutimin për ndryshimin e rregullores në parlament që do jetë një ligj si të gjithë të tjerët që do të diskutohet në parlament. Në atë parlament jemi për të votuar ligje, jo për të hedhur fishekzjarre.

Gazment Bardhi: As për të votuar ligjet e Klod Mërtirit.

Blendi Klosi: Patjetër. O Bardhi mos bëj kot sikur ke ndonjë informacion. Informacionet që ke nxirri, mos m’i mbaj sekret.  

Gazment Bardhi: A e njeh Klod Mërtirin, a e ke takuar ndonjëherë?

Blendi Klosi: Bëhu burrë dhe trego se çfarë di.

Gazment Bardhi: Po të pyes ty, a e ke takuar ndonjëherë Klod Mërtirin? A ke ndarë interesa financiare me të?

Blendi Klosi: Kurrën e kurrës, kurrën e kurrës nuk kam pasur asnjëherë raport me të.

Blendi Klosi: Po të them prapë, bëhuni njerëz normal e bëni politikë normal, nëse do të vazhdoni këtë rrugë, për mua vazhdo.

Gazment Bardhi: Për mua normalitet është të mos jem bashkëpunëtor i Vangjush Dakos.

Blendi KlosiPër mua më bën shumë mirë që ju të shkërrmoqeni. Mos kujto që na vjen keq që jeni copë. Mos kujto se nuk po përgatitemi të ju munduim prapë. Kjo është zgjedhja juaj. Vazhdo digjuni. Do ju mundim përherë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo