Lajme

“Klosit dhe Ballës u shpëtoi goja”, Fevziu zbulon datën e zgjedhjeve

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus tha se përballja kryesore mes mazhorancës, opozitës dhe qytetarëve të pakënaqur pritet të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Gjatë intervistës me moderatorin Ylli Rakipin, Fevziu deklaroi se zgjedhjet mund të mbahen në 9 Maj, pasi sipas tij është përmendur publikisht nga Klosi dhe Balla.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Unë mendoj që opozita nuk ka bërë pak denoncime. Një pjesë e denoncimeve që janë sot në SPAK dhe që po merren nga SPAK-u e kanë çuar të pandehur shumë nga drejtuesit janë bërë nga opozita.

Për shembull, Ergest Agasin e ka denoncuar opozita, ka denoncuar pastaj Arben Ahmetajn e të tjerë, por në parim ka qenë opozita.

Të Ngjashme