Lajme

KLP emëron Abaz Muçën në krye të prokurorisë së Dibrës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar në krye te prokurorisë së Dibrës, Abaz Muçën. Ky vendim u mor pas shkarkimit një ditë më parë KPA-ja të drejtuesit Urim Buci.

“I mbledhur me urgjencë sot në datën 27.02.2024 ora 12.30, KPA vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Abaz Muça si drejtues për një afat 3 mujor, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Ky vendim u mor pas shkarkimit dje nga KPA-ja të drejtuesit Urim Buci” thuhet në njoftimin e KLP-së.

Kujtojmë se Buci ngeci në vetting për shkak të problemeve që hasën për pasurinë dhe për konflikt interesi. Komisionerja evidentoi një tokë arë dhe një godinë 3-katëshe me papafingo. Ndërsa prokurori Abaz Muça e ka kaluar pa probleme procesin e vettingut dhe para reformës së hartës së re gjyqësore ka qenë drejtues i Prokurorisë së Shkallës së Parë Mat.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo