ShowBizzz

“Koha po ecën”, Ilnisa i kërkon Meritonit një bebe?

Ndonëse shumë nuk besuan në dashurinë e tyre, Ilnisa dhe Meritoni po shijojnë ditët më të bukura si çift.

Ata periudhën e verës kanë qenë të pandarë e madje kanë ndarë shumë momente me ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.

Ilnisa është më tepër aktive dhe ndan episode edhe nga përditshmëria e saj.

Këtë mbrëmje dyshja po e kalojnë bashkë. Në një postim në Instastory, Ilnisa publikon një foto ku duket një biberon dhe në sfond Meritoni. Mos ndoshta ish-banorja i kërkon me stil të bëhen prindër.



lokimagazine