Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka udhëtuar drejt Azebajxhanit për një vizitë pune, për të marrë pjesë në Forumin e 11-të Global në Baku. I pari i shtetit shqiptar u prit nga Ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov dhe zyrtarë të tjerë.
Ajo që bie në sy është se po në të njëjtën kohë, ish presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Baku-së bashkë me Edmond Panaritin. Nuk dihet nëse vizita e kryetarit të Partisë së Lirisë ka lidhje me Bajram Begajn, apo thjeshtë është një koicidencë.
Me foton e postuar në rrjetet sociale, Meta ka treguar se do të shkonte në Azerbajxhan pa dashur të zbulojë arsyen. Mos ndoshta, kryetari i Partisë do të takonte “rastësisht” edhe Bajram Begajn? Kjo nuk dihet. Fakt mbetet se presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë dhe ish presidenti janë gjendur në të njëjtën kohë në Azerbajxhan.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo