Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se policia kishte rënë në gjurmët e shqiptarëve, dhe pas kontrollit në banesë dy të rinjëve u janë gjetur disa doza kokainë.
Shqiptarëve u janë sekuestruar 37 doza kokaina të cilat i kishin fshehur në lavatrice dhe 2 mijë euro cash që dyshohet se janë fituar nga kjo veprimtari kriminale.
Kur policia ka mësyrë në shtëpinë e shqiptarëve në Romë, të rinjtë kanë tetuar të arratisen nga dritarja, por që janë kapur nga policia italiane dhe u janë vënë prangat.