Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën pranë stadiumit në Lushnje, shkak i të cilës mësohet të jetë bërë tentativa për parakalim. Paraprakisht raportohet se mjetet nuk i kanë hapur krahun njëra-tjetrës, çka dhe ka sjellë përplasjen e tre makinave.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarja duke punuar për normalizimin dhe zhbllokimin e qarkullimit të makinave, duke qenë se mjetet u përplasen në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.
Video Credits: Lushnja.Info
