ShowBizzz

Kolegët i kthehen kundër Ashton Kutcher

Ideja e fundit e aktorit të njohur Ashton Kutcher për përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në krijimin e filmave në Hollyëood, nuk është pëlqyer aspak nga publiku të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin qëndrimin e tyre kundër

Kutcher është kritikuar kudo në rrjet pasi propozoi mundësinë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) për të krijuar filma dhe shfaqje televizive. Duke folur me ish-CEO të Google, Eric Schmidt në Los Angeles, aktori vlerësoi aplikacionin Sora të zhvilluar nga OpenAI për video.

“Kam një version të tij në fazën e rishikimit dhe është shumë i mahnitshëm. Ju mund të krijoni gjithçka që dëshironi. Mund të bëni video të mira 10, 15 sekondash që duken shumë reale. Ende nuk e kupton mirë fizikën…Por nëse shikoni gjeneratën e asaj që ishte një vit më parë në krahasim me Sora-n, ajo po shkëlqen brenda një kohe shumë të shkurtër. Ti thjesht ke një ide për një film, pastaj ai do të shkruajë skenarin, pastaj do ta çosh skenarin në prodhim video dhe ai do ta bëjë filmin”,  tha aktori sipas Variety.

Aktori dhe investitori i teknologjisë tha se nuk do të ketë kuptim të bëhen filma në mënyrën tradicionale kur AI është zhvilluar plotësisht dhe vuri në dukje se gjithashtu do të kursejë shumë para.  

Komentet shkaktuan reagime nga krijuesit në Hollyeood. Ish-shkrimtarja e Rick & Morty, Katie Delaney, komentoi: “Kur i largoni njerëzit nga një ndjekje kolektive dhe krijuese, ju humbni fjalë për fjalë njerëzimin. Një guaskë e zbrazët, memece, e pakuptimtë. Televizioni do të ketë të njëjtën vlerë artistike si sapuni i enëve”.

Skenaristi Ash Lazer komentoi: “Ju e trajnoni atë për t’ju zëvendësuar dhe ëndrrat e fëmijës suaj”.

Aktori përmendi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale kursen burime duke mos pasur më nevojë të punësojë shkrimtarë, artistë të efekteve vizuale për të krijuar histori dhe përmbajtje.

Anëtari i SAG -AFTRA Damon Gonzalez shkroi në një postim në X: “Lakmia do të jetë gjithmonë e para. Vetëm për shkak se mund të kurseni para, duhet të përdorni vetëm me një kosto minimale të punëve njerëzore. Si konsumatorë dhe kineast, ne duhet t’i refuzojmë këto mbeturina.”