Lajme

Kolegji i Europës në Shqipëri, Ursula Von der Leyen: Fjala u mbajt, do japim 15 bursa

Presidentja e Komisionitr Europian, Ursula Von der Leyen ndodhet në Tiranë nga ku dhe foli lidhur me hapjen e Kolegjit t të Evropës në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj presidentja tha se një vit nga diskutimet për çeljen e kësaj dege në Shqipëri, Tiranë, janë krijuar themelet për të pritur studentët shqiptarë dhe të gjithë ata nga Ballkani Perëndimor që do duan të bëhen pjesë.

Ndër të tjera, Von der Leyen, dha një tjetër lajm të mirë se për studentët e Ballkanit Perëndimor do të ketë 15 bursa gjatë tre viteve. Ajo tha se janë duke punuar fort për të krijuar brezin e ri.

“Vjet ishit ju kryeministër që lancuat idenë e mrekullueshme për të patur një degë të europës. Ishit ju që e patë këtë ide. Vizioni juaj ishte menjëherë shumë i qartë për mua. Brezi që do të ndërtojë të adhmen tonë të përbashkët.

Tani më pak se një vit më pas ja ku jemi, këtu sot duke krijuar themelet e degës së tretë të kolegjit të europës këtu në Tiranë. Pra ne e mbajtëm fjalën. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqëndrohemi  te ata që do i japin jetë. Ishte kënaqësi për mua që të lanconim 2024-2025. Që nga ky moment dhe tutje do e mbajmë mend mirë këtë që studentët në Shqipëri nga i gjithë Ballkani Perëndimor , mund të aplikojnë këtu për të studiuar dhe kj oështë fanstastike. Është fantastike se shtimi i një dege tjetër jep kontributin për zhvillimin dhe begatinë. Që kjo është dega e tretë e kolegjit e dyta u krijua në Poloni dhe ajo që bëri ajo degë për ti përgatitur për anëtarësimin në BE edhe kjo degë do të bëjë të njëjtën gje për Ballkanin Perëndimor duke krijuar një rrugë të fortë drejt BE.

31 studentë do të jenë pjesë e kursit master, por unë kam kënaqësinë tju njoftoj se do kemi një paketë financiare me bursa për studentët e Ballkanit Perëndimor do të kemi 15 bursa gjatë 3 viteve të  arhshme. Pra sot ne po punojmë për të krijaur brezin e ri dhe ky brez i ri do të punojë për projektin tonë të përbashkët”, tha ajo.