Lajme

Kolegji Universitar “Wisdom” në vështirësi financiare ?

Kolegji Universitar “Wisdom” është një institucion i përkushtuar për të zhvilluar arsimin dhe shkencën, duke shërbyer në lirinë dhe diversitetin e ideve në vendin tonë, me dy fakultete ai i Drejtësisë dhe fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave shoqërore me 12 lëndë. Kampusi, me një sipërfaqe rreth 4 mijë m2 i ngritur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës ofron kushte komode për studentët.

Mirëpo kohët e fundit raportohet se Kolegji “Wisdom” duket se është në vështirësi financiare, duke vonuar pagesat për stafin universitar dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Në redaksinë e faktor.al kanë ardhur sinjalizime për vonesa të tepërta në shlyrjen e detyrimeve mujore për pedagogët, stafin universitar dhe në raport me kontributet shoqërore.

“Wisdom” është një emër i qëndrueshëm në gamën e gjerë të institucioneve arsimore, i cili ka ndjekur me rigorizitet misionin e ruajtjes së cilësisë në arsimin e lartë. Për këtë arsye, administratorët italianë të kolegjit universitar duhet tju përgjigjen me korrektësi stafit akademik dhe univeristar…