Ditën e sotme para Kryesisë së Kuvendit u zhvillua një protestë kundër dhunës me bazë gjinore, pas rastit të djeshëm ku një përplasje e ashpër ndodhi mes deputetes së PD, Flutura Açka dhe Deputetëve po opozitarë, Bardhit dhe Nokës.
Pamjet nga përplasja e ndodhur në Komisionin e Medias u cilësuan si dhunë verbale ndaj Açkës, për disa edhe dhunë fizike.
“Sa e shite burrërinë?” , kjo është një nga pankartat e mbajtura nga vajzat dhe gratë e thirrur para kryesisë nga zëdhënsja e PD, Mirela Kumbaro.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina tha se dy deputetët ushtruan dhunë verbale ndaj Açkës, ndërsa nënvizoi se raste të tilla nuk duhet të ndodhin më në Kuvend.
“Dy deputetët kanë turpëruar këdo që ka qenë aty. Deputet gra të parlamentit shqiptar dëshmuan fuqinë e fjalës së një gruaje. Açka doli mbi dhunën, në vend të dhunës dhe britmave triumfoi arsyeja dhe logjika. Raste të tilla nuk duhet të ishin në parlament dhe nuk duhet të ndodhin më”
Të pranishme ishin deputetet dhe gratë dhe vajzat e forumit të gruas së Partisë Demokratike, të cilat dënuan dhunën e ushtruar nga Bardhi dhe Deputeti i Rithemelimit Noka, karshi kryetares së Komisionit të medias, Flutura Açka.
Më thirrje “Stop dhunës ndaj grave” ato dënuan përplasjen e ndodhur një ditë më parë në Komisionin e Medias.
Më herët, ngjarjen e dënuan edhe aleanca e grave në Kuvend, që përmes një deklarate thanë se dhuna është një akt që tregon dëshpërim.
Edhe shtatëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile dënuan “gjuhën denigruese dhe fjalorin e vrazhdë” të përdorur nga deputetët Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka ndaj koleges së tyre, Flutura Açka në Kuvend.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo