Bota

Komandanti turk, Ozkan Ulutas, merr komandën e KFOR-it në Kosovë

“Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e vendosur mbi supet e mia në këtë periudhë të ndjeshme nëpër të cilën po kalon Kosova, po e marr komandën me vendosmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet dhe përvojën time për të siguruar që kjo njësi e shquar të shërbejë me sukses në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën”, tha Ozkan Ulutas, Komandant i KFOR.

Gjeneralmajori Angelo Michele Ristuccia që dorëzoi mandatin, bëri thirrje për kthimin e palëve në dialog.

“Situata është bërë më komplekse për t’u menaxhuar për shkak të një sërë faktorësh të përkohshëm, veçanërisht, mosbesimit midis partnerëve, çështjeve të gjata dhe të pazgjidhura, retorikës kundër produktive dhe narrativave partizane. Të gjithë këta faktorë konfirmuan se situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të përshkallëzohet lehtësisht. Vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në zonë”, tha Angelo Michele Ristuccia, ish-komandant i KFOR.
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, mori pjesë edhe admirali Stuart B. Munsch, i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, në Napoli. Ai tha se së fundmi KFOR-i, ka intensifikuar koordinimin me Policinë e Kosovës dhe se janë duke forcuar funksionin e tyre si reagues i parë.

“Vija kufitare administrative është për ne pjesërisht nga projektimi, për të lejuar familjet të komunikojnë përgjatë linjës dhe për ata që janë të punësuar në njërën anë dhe banojnë në anën tjetër. Kështu që ka gjithmonë mjaft qarkullim. Ka lëvizje që po ndodhin dhe sigurisht që janë shqetësuese, por kjo mbetet një detyrë e policisë së Kosovës, si forcë e parë reaguese, EULEX-i është reaguesi i dytë, KFOR-i është i treti”, tha Stuart B.Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të përbashkëta aleate të NATO-S.

Ai shtoi se situata aktuale çoi në shtimin e trupave të KFOR-it dhe armatosjen më të rëndë të tyre për t’u mbrojtur dhe për të krijuar një mjedis të qetë e të sigurt në zonë.

“P



/tiranapost