ShowBizzz

Komediani Rob Delaney thotë se dëshiron të vdesë në të njëjtën dhomë ku vdiq djali i tij

Aktori dhe humoristi Rob Delaney ka thënë se dëshiron të blejë shtëpinë në të cilën vdiq djali i tij.

Kjo, në mënyrë që të kalojë momentet e tij të fundit në të njëjtën dhomë.

Në vitin 2018, ylli amerikan tregoi se djali i tij Henry kishte vdekur në moshën dy vjeçare pasi u diagnostikua me tumor në tru.

Pesë muaj më vonë, 47-vjeçari dhe gruaja e tij Leah njoftuan se po prisnin një fëmijë tjetër – djalin e tyre të katërt.