Lajme

KOMF kërkon që fëmijët mos të përdoren për fushatë nga partitë politike

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) u ka bërë thirrje partive politike që mos të përfshijnë fëmijë në fushatën zgjedhore.

Sipas KOMF fëmijët për përfshihen e përdoren nga partitë politike në për fushatë duke bërë thirrje që një gjë e tillë të ndalet.

“Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, cenon mirëqenien e tyre dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës. KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të monitorojë aktivitetet e subjekteve politike dhe, në çdo rast kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë veprimet dhe masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagim.

Njëkohësisht, KOMF u ka bërë thirrje prindërve që të mos i ekspozojnë fëmijët ndaj aktiviteteve politike dhe të mos i përfshijnë ata në asnjë formë në fushatë elektorale, përfshirë pjesëmarrjen në tubime, aktivitete promovuese apo ngjarje të organizuara nga partitë politike.

Po ashtu, KOMF fton mediat që mbulojnë procesin zgjedhor të luajnë një rol aktiv në monitorimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve gjatë fushatës dhe të raportojnë rastet e përfshirjes së tyre për qëllime politike, duke garantuar në çdo rast mbrojtjen e identitetit, privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës.

Të Ngjashme