Lajme

Komode dhe të bukura, por krijojnë terren për rritjen e baktereve! Ja cilat veshje këshillohen të shmangen në aktivitete sportive

Shumë prej nesh përgjatë ushtrimit fizik, i veshim ato për shkak të rehatisë që ofrojnë përveçse bukurisë, por mjekët nuk janë “fansat” më të mëdhenj të këtyre rrobave

Bëhet fjalë për streçet.

Këto rroba zakonisht janë të përbëra nga copë sintetike, duke krijuar kështu terrenin e duhur për rritjen e mikroorganizmave, pra të baktereve. Me rritjen e baktereve, vijnë gjithashtu dhe infeksionet.

Një ndër infeksionet më të zakonshme është cistiti. Ky lloj i infeksionit të traktit urinar prej të paktën 1 në 3 gra.

Simptomat e saj janë:

Dhimbje
Ndjesi djegieje përgjatë urinimit
Urinim të shpeshtë
Çfarë duhet pasur kujdes

Veshjet sportive, të bëra nga pëlhura sintetike, e bëjnë lëkurën dhe në fund të fundit trupin të mos “marrë frymë”. Kështu, djersa dhe lagështia bllokohen në pëlhurë, duke siguruar terren pjellor për rritjen e baktereve, shpjegon Dr. Catherine Hood, eksperte e shëndetit të grave. Përveç kësaj, për shkak se streçet janë të ngushta në zonën intime, uretra dhe zona përreth mund të vijnë në kontakt me fërkim gjatë stërvitjes. Kjo, e kombinuar me mjedisin e lagësht nën rrobë, rrit rrezikun që këto baktere të përhapen në uretrën dhe të shkaktojnë një infeksion të fshikëzës.

Dr. Hood këshillon gratë që të ndërrojnë rrobat menjëherë pas stërvitjes për të parandaluar mundësinë e infektimit. Është po aq e rëndësishme që të lani menjëherë zonën e ndjeshme me ujë, duke shmangur xhelin e dushit dhe pecetat pastruese, pasi ato mund të shkaktojnë acarim. Së fundi, ajo rekomandon veshjen e të brendshmeve prej pambuku, të cilat lejojnë që zona dhe lëkura të “marrin frymë”.