Një financim tërësisht privat i Matrix Konstruksion dhe Abkons për të ndërtuar në Shqipëri një park solar me financim tërësisht privat prej 100 MW në zonën e Fierit, është vlerësuar dy ditë më parë në Londër me çmimin e madje IJGlobal Market Pioneer Award.
I rëndësishëm si çmim për dy vëllezërit Arjan e Besnik Leskaj, jo vetëm se është i pari i këtij lloji që vjen në Shqipëri, por edhe sepse është një projekt që nuk ka asnjë lidhje me financimin apo ndihmën qeveritare.
Projekti sipas të dhënave të vetë kompanisë, financohet nga Finance in Motion përveç investimit shqiptar edhe shënon një gur të rëndësishëm edhe për faktin se është e para herë që kjo kompani financon në një vend që nuk është pjesë e bashkimit europian.
“Ky çmim është një dëshmi për punën e palodhur, dedikimin dhe besimin në sukses ndërmjet projetit Blue Team dhe Finance in Motion. Ky çmim tregon angazhimin tonë si pionierët e parë në projekte inovative dhe të qendrueshme dhe që kanë një impakt të jashtëzakonshëm” shkruhet në njoftimin e firmës.
“Unë dhe vëllai im Arjani jemi të nderuar që morëm pjesë në këtë ceremoni. Jam krenar që të them se Project Blue 1, parku solar i parë privat në Shqipëri ka marrë këtë çmim”, shkruan Besnik Leskaj, president i Abkons në ndarjen e lajmit dhe sigurisht me falenderimet për stafet jo vetëm shqiptare por edhe të huaja që kanë marrë pjesë në realizimin e tij.
Por çfarë është Blue 1?
Në një zonë të Fierit prej 240 hektarësh, të ndarë në dy pjesë janë vendosur panelet fotovoltaike që prodhojnë energji nëpërmjet energjisë diellore. Llogariten 2,850 orë me diell dhe ky është një burim i jashtëzakonshëm për mbarëvajtjen e tij. Projektit pritet të ketë një impakt afatgjatë në Shqipëri duke parashikuar të sjellë një burim energjie më të sigurt në vend, por edhe për tregjet globale. Projekti filloi në korrik 2022, dhe tanimë, është në funksion për të qenë një ndër projektet e parë të krenarisë së sektorit privat në Shqipëri, në prodhimin e energjisë.
Sikurse njofton Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, ka shumë aplikime për të krijuar parqe fotovoltaike, por ky është ndër projektet e parë që ka hapur rrugën, dhe që vlerësohet në arenën ndërkombëtare.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo