Lajme

Komuna e Prishtinës: Veturat e regjistruara jashtë Prishtinës vetëm për hyrje në qendër të kryeqytetit do të paguajnë

Komuna e Prishtinës bëri të ditur se për veturat e regjistruara jashtë Prishtinës vetëm për hyrje në qendër të kryeqytetit do të jetë pagesa deri në dy euro dhe jo 10 euro për secilin qytetar që vjen me veturë në kryeqytet

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha bëri të ditur në këtë fazë pritet që vetëm zona qendër të ketë një taksë për hyrje të veturave që nuk janë në Prishtinë.

“Taksa keni dëgjuar edhe kryetarin do të jetë 1 euro ose 2 euro. Taksa për kamiona apo autobusa të vjetër që kur i sheh të duket sikur është termoelektrana e KEK-ut me tym në krejt qytetin për ato do të ketë taksa pothuajse ndëshkuese. Për vetura dhe njerëz do të kenë lëvizje të lirë, por thjesht për një zonë të qytetit do të taksohen”, tha drejtori Braha.

Të Ngjashme