ShowBizzz

Koncerti i Kanye West shkakton përplasje me kalendarin e Champions League në Kazakistan

Pas polemikave të shkaktuara në Shqipëri, koncerti i Kanye West ka sjellë pasoja edhe në Kazakistan, duke detyruar ndryshimin e programit të një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve.

Në Shqipëri, vendimi i qeverisë për t’i paguar 4,2 milionë euro reperit amerikan për koncertin e tij u kundërshtua ashpër, veçanërisht në një periudhë kur në vend po zhvillohen protesta kundër kryeministrit Rama. Në Kazakistan, organizimi i së njëjtës ngjarje rrezikon t’i mohojë një skuadre vendase mundësinë për të luajtur në stadiumin e saj në këtë edicion të Champions-it.

Të lidhura

None found

Kairat Almaty nuk do ta zhvillojë në shtëpi ndeshjen e kthimit kundër Levski Sofjes, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pas humbjes 1-0 në takimin e parë të luajtur në Bullgari, klubi kazak shpreson të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në fazën “play-off”. Megjithatë, përballja do të luhet në “Turkistan Arena”, e cila ndodhet rreth 800 kilometra larg Almatit.

Arsyeja lidhet me koncertin e Kanye West, i planifikuar të mbahet më 14 gusht në stadiumin e Kairatit. Instalimi i skenës dhe vendosja e pajisjeve teknike do të kërkojnë mbylljen e impiantit gjatë gjithë javës, ndaj aty nuk mund të zhvillohet ndeshja.

Raportohet se organizatorët e koncertit e kanë marrë vendimin pa u konsultuar me drejtuesit e klubit dhe pa llogaritur mundësinë që Kairat Almaty të vijonte garën në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Për rrjedhojë, skuadra kazake do të luajë pa avantazhin e fushës dhe pa mbështetjen e tifozëve të saj në një prej sfidave kryesore të sezonit.

Të Ngjashme