Lajme

Koncerti madhështor i Enrique Iglesias në sheshin “Skënderbej”, përshëndeti publikun me simbolin e shqiponjës dhe foli shqip (VIDEO)

Këngëtari me famë botërore Enrique Iglesias mbajti një koncert madhështor mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”.  Qindra qytetarë mbushën sheshin, të cilët shijuan disa nga hitet më të pëlqyera nga albumet e tij.

Teksa ka qenë duke kënduar, ylli i muzikës latine ka suprizuar dhe me një gjest, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Përveç kësaj këngëtari tregoi se kishte mësuar dhe një fjalë shqip, ndërkohë që bëri një urim në mes të skenës teksa piu një pije alkoolike u dëgjua duke thënë “gëzuar”.