Lajme

Koncerti që bashkon shqiptarët, festë për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe arbëreshë u mbledhën sot në Tiranë për të performuar në koncertin “Folk Fest”, i cili kurorëzon ditën e shënuara të Nëntorit.

Mbrëmjen e sotme me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, u zhvillua në ambientete e Teatrit të Operas dhe Baletit koncerti “Folk Fest 2023”.

Koncerti u transmetua live ne llogarinë e kryeministrit, Edi Rama, në Facebook, i cili thotë se ky koncert bashkon shqiptarët.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.