Lajme

Koncesioni i Sterilizimit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK i shoqëruar nga avokati

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm që prej orën 09:00 në SPAK. Beqaj është shoqëruar në SPAK së bashku me avokatin Ermal Yzeiraj.

Ilir Beqaj do të pyetet përsëri për herë të tretë në lidhje me çështjen e sterilizimit.

Edhe pse dyshohet se mund të pyetet edhe në lidhje me hetimet e reja që po kryen SPAK për abuzimet në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo