Drini Zeqo, emër i njohur i ekranit shqiptar, vendosi të largohej nga pozicioni i tij në TV Klan në janar të këtij viti për t’u bërë pjesë e reality show-t “Big Brother VIP Albania 3.”
Megjithatë, përvoja e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri zgjati vetëm disa ditë, pasi ai u detyrua të largohej për arsye personale.
Pas pothuajse nëntë muajsh larg skenës televizive, Zeqo ka bërë rikthimin e tij si spiker lajmesh në po të njëjtën platformë, TV Klan.
Ky kthim i shumëpritur përkoi me fillimin e një sezoni të ri në televizion, duke sjellë një frymë të re në ekranin shqiptar dhe duke rikthyer një figurë të dashur për publikun.
lokimagazine