Arta Nitaj, modelja e njohur nga Peja, ka zgjedhur një qasje të re jetese duke qëndruar larg syrit të publikut dhe mediave sociale.
Prej kohësh, ajo ka qëndruar e heshtur dhe mungon në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime të shumta për një shtatzëni të mundshme.
Një foto e fundit që po qarkullon gjerësisht në internet duket se konfirmon lajmin: Arta është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke sugjeruar se ka vendosur ta mbajë këtë fazë të veçantë të jetës së saj larg syrit të publikut.
Arta ende nuk e ka ndarë publikisht lajmin e shtatzënisë dhe nuk dihet shumë për bashkëshortin e saj, duke e lënë publikun të spekulojë mbi jetën e saj private.
Ndërkohë, duket se ajo është përkushtuar tërësisht ndaj kujdesit për veten dhe bebushin e saj. Për të ruajtur privatësinë, Arta ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram dhe është tërhequr nga vëmendja publike.
lokimagazine