ShowBizzz

Konfirmohet pritja e ëmbël, ish-banori i Big Brother VIP do të bëhet sërish baba

Buci dhe Verona do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti, pas raportimeve që kishin nisur të qarkullonin prej disa muajsh.

Verona ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu shtatzëninë.

Çifti është tashmë prindër i një djali, Elio, ndërsa së shpejti familjes së tyre do t’i shtohet edhe një anëtar i ri.

Në fotografitë e publikuara, Verona shfaqet e veshur në nuanca të kaltra. Zgjedhja e ngjyrës ka sjellë menjëherë aludime mes ndjekësve se foshnja mund të jetë djalë, por deri tani Buci dhe Verona nuk e kanë zbuluar publikisht gjininë.

Lajmi për shtatzëninë e dytë të Veronës ishte raportuar muaj më parë nga “Prive By Liberta Spahiu”, ndërsa tashmë konfirmimi ka ardhur përmes fotografive të publikuara nga vetë ajo.

Buci dhe Verona kanë zgjedhur që detajet e tjera të pritjes së ëmbël t’i mbajnë për momentin private, përfshirë edhe gjininë e fëmijës së tyre të dytë.

Të Ngjashme