ShowBizzz

Konfirmohet romanca e çiftit të njohur?

Shoqëria e sulmuesit të Interit Romelu Lukaku me yllin e popit Megan Thee Stallion nuk kaloi pa u komentuar nga mediat e huaja të cilat aludojnë për një romancë të re mes dyshes.

28-vjeçarja ndoqi më herët nga rradhët e tifozëve një ndeshje të skuadrës së Interit, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ajo është në lidhje me yllin e futbollit, i cili së fundmi u nda me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Sarah Mens.

Këngëtarja ishte në romancë me reperin Pardison Fontaine për më shumë se dy vite, por në shkurt ata njoftuan ndarjen nga njëri-tjetri. Lukaku, 30 vjeç, nuk tregon shumë për jetën e tij personale, por së fundmi ka zbuluar se ka një djalë tjetër përveç Romeos 5-vjeç.

Ende nuk dihet se çfarë e bëri bashkë Lukakun me artisten në dasmën e shokut të tij të skuadrës Lautaro Martinez. 25 vjeçari kurorëzoi lidhjen e dashurisë në martesë me modelen argjentinase Agustina Gandolfo në liqenin Como në Itali në praninë e 120 të ftuarve.