Lajme

Konfiskohet 5,800 kg mjaltë kontrabandë, shoqërohen në polici dy vëllezër

efundit

Një sasi prej 5.8 ton mjaltë i dyshuar i futur kontrabandë në Kosovës është sekuestruar nga Policia në Ferizaj. Autoritetet bëjnë me dije se mjalti nuk kishte dokumente për prejardhjen dhe shitej i paregjistruar nga dy vëllezër.

Ata janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dhe me urdhër të prokurorit të gatshëm janë dërguar në paraburgim për 48 orë. Gjithashtu, autoriteti i ushqimit ka marrë mostrat e nevojshme për procedura të mëtejshme.

“Policia e Kosovës,  në këtë rast njësitet e hetuesisë të policisë kufitare vazhdojnë me luftën kundër kontrabandës, ku sot me datën 13.11.2023 në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës,  kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar: 5800 x 1L kavanoza me mjaltë = 5800 kg

Mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme.

Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar:  B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Kavanozat me mjalte te konfiskuar nga Policia e Kosoves
Kavanozat me mjalte te konfiskuar nga Policia e Kosoves