ShowBizzz

Konflikt i vjetër që ka përfunduar në dyert e gjykatave, Xhensila dhe Roberti përballen me njeri-tjetrin: Me çfarë fytyre vjen deri këtu?

Xhensila Pere është hyrja më e re në “Ferma VIP”. Ajo u shpreh se ka kaluar dy ditë shumë të bukura në fermë.

Xhensila është përballur edhe me Robert Aliajn, me të cilin kanë një debat të mbartur nga jashtë. Teksa kanë qenë në një program televiziv, disa fjalë nga ana e Robertit janë marrë për ofendim nga Xhensila, por që ai i quajti si batuta.Pikërisht, kjo gjë ka bërë që Xhensila të padisë në gjykatë Robert Aliajn për fyerje dhe denigrim të figurës.

“Nuk më kanë dalë jashtë parashikimeve. E vetmja gjë që më ka ndodhur është doza e lartë e pozitivitetit që kanë treguar  fermerët. Këtu ka vetëm një person që nuk kam folur, fermerët e din dhe publiku e di shumë mirë”, tha Xhensila.

“Kemi një eksperiencë shumë të hidhur me Xhensilën. Një skandal që ka ndodhur në një televizion tjetër. Xhensila u prononcua sikur erdhi rastësisht. Të gjitha këto ishin të stisura vetëm që Xhensila të më thoshte kush je ti që më ofendon. Si ka mundësi që një vajzë normale, vjen në një tjetër show, ku është një djalë që sipas saj e ka fyer. Si mund t’a bëj këtë një njeri normal. Çfarë do të bëjë, ku do të dalë. Është një paftyrësi. Ti nuk e përfaqëson dot figurën e femrës. Je një element që cënon figurën femërore. Po të kërkohët emri im në google do shohësh që jam një piktor dhe këngëtar. Çmimin im i natës nuk është 250 dollar, as nuk më kanë ofruar pare për të më shfrytëzuar. Nuk futem në show të bëj skandale. Me çfarë fytyre vjen deri këtu,” deklaroi Roberti.

“Këtu ka ca rregulla, nuk erdha rasstësish. Nuk kam ardhur tek Robert Aliaj shoë. Të rrish i qetë vetëm për ty s’kam ardhur. Sa më shumë flet, aq më shumë i bën gropën vetes”, shtoi Xhensila.

Lidhur me hyrjen e Xhensilës në fermë, kanë dhenë mendimin e tyre edhe pjesa tjetër e fermerëve.

E njoh dhe nga jashtë, është shumë e dashur”, tha Çiljeta.

“Goc e mirë, i uroj mirëseardhje”, shtoi Dijonisi.

“Jam shumë e lumtur që ka ardhur Xhensila. Do i japi lojës freski”, tha Flori.

“Njihem shumë pak nga jashtë, por kemi qëndruar bashkë gjatë këtyre ditëve”, deklaroi Ditea.